August 31, 2012

Sarandë - Ksamil deti i kaltër dhe bukuria e jetës së natës


Sarandë - Ksamil

Jugu i Shqipërisë mbetet preferenca e parë si për shqiptarët, por edhe për të huajt. Duke filluar nga Saranda dhe deri në Ksamil, gjendet ndoshta vendi më i bukur ku janë të gërshetuara natyra, historia, antikiteti dhe deti i kaltër. Ksamili dallohet për kaltërsinë e detit dhe për ishujt e shumtë që ofrojnë një panoramë të veçantë për çdo ditë vere. Ksamili mbetet si qershia mbi tortë më vendin tonë, pasi përveç detit të veçantë ofron edhe një gamë të gjerë argëtimesh për pushuesit, sidomos në disa nga ishujt e tij. Butrinti është vendi i cili mund të largosh pak mendjen nga deti, pasi brenda tij janë të përfshira figura antike, historia e Shqipërisë dhe vetë luftërat që kanë bërë shqiptarët. Nga Butrinti kalohet në Kalanë e Lëkurësit, që për pushuesit frekuentohet më shumë, jo se aty ka një kala, porse nga Lëkurësi mund të shijojnë pamjen e detit nga Korfuzi në Sarandë. Gjithashtu, pjesë e pandarë e Sarandës mbetet dhe Syri i Kaltër, ku gërshetohen natyra, ajri i pastër dhe uji i i veçantë që buron nga nëntoka. Saranda dallohet për jetën e larmishme të natës, ku pubet dhe lokalet ofrojnë mënyra të ndryshme argëtimi. Saranda në brendësi të saj ka dhe peizazhin më të veçantë si një nga qytet verore më të mira. Bukuri të tilla të bëjnë që këto vende të jenë mundësia më e mirë për të kaluar. Çmimet në vitet e kaluar kanë qenë të larta, por trend i këtij viti tregon se qytet bregdetare kërkojnë të afrojnë edhe pushues vendas dhe jo vetëm të huaj.



No comments:

Post a Comment