Më në fund vjen edhe iPhone 5. Thashethemet qe jane shkruajtur perpara ne Kamera OnAir janë konfirmuar . Me një
ekran fantastik 4 polësh, aspect ratio 16:9, pjesën e pasme prej
alumini, fotokamera 8MP dhe më i hollë se çdo smartphone tjetër në treg.
Le ti shikojmë sëbashku detajet e produktit më të ri Apple.
iPhone 5 është 18% më i hollë dhe 20% më i lehtë se iPhone 4S, me vetëm
7.6mm gjerësi dhe peshon 112 gram. Ekrani ka një resolucion 1136×640
pixel, kualitet retina (326 PPI). Falë këtij ekrani më të gjatë, është
shktuar edhe një rresht i pestë ikonash në home screen. Gjithashtu për
aplikacionet që nuk janë përditësuar akoma me ekranin e ri, nuk do të
ketë probleme, do të shfaqen në qendër të ekranit.
iPhone do të suportojë edhe teknologjinë LTE, falë antenës së tij në
gjëndje të përdorë UMTS, HSDPA ose LTE në bazë të vendit dhe operatorit.
Monton edhe një teknologji të re wireless super të shpejtë. WiFi më
potent garanton 2,5 GHz dhe 5GHz në 802.11n. Do të ketë vetëm një chip
për zërin dhe të dhënat, dhe një për frekuencën radio. Një antenë të
veteme dinamike.
Do të montojë një chip A6, dy herë më të shpejtë se A5, me një dyfishim
në terma grafik dhe në performancë. Dhe është 22% më i vogël. Kualiteti i
lojërave është i barabartë me atë të një kompjuteri Play Station apo
Xbox, me të vërtetë i habitshëm. Hijet dhe reflekset janë mjaft më të
mira në krahasim me të mëparshmin.
Bateria është përmirësuar, pavarësisht se iPhone i ri duhet të suportojë më shumë sforco, sidomos nga ana grafike:
- 8 orë thirrje në 3G
- 8 orë inavigim 3G
- 8 orë navigim LTE
- 10 orë navigim WiFi
- 10 orë shikim videosh
- 40 orë po të dëgjoni muzikë musica
- 225 orë në standby

No comments:
Post a Comment