September 6, 2012

Is that iPhone 5...maybe! ( Photo - Video )




Iphone 5!

Deri më sot ju kemi prezantuar shumë video të cilat supozohet të jenë të iPhone 5, por pjesa më e madhe e tyre tregonin një iPhone me ekran të madh, por që përdoruesit nuk e tregonin të ndezur dhe për këtë gjë kemi menduar që nuk janë origjinalë, por iPhone fallso të prodhuar në Kinë dhe me shumë mundësi me sistemin operativ Android.

Në videon që do t'ju prezantojmë në këtë artikull gjërat ndryshojnë sepse përdoruesi e ndez iPhone dhe e krahason atë me një iPhone 4S. Sipas zërave në rrjet disa punëtor të Foxconn, fabrikës ku montohet iPhone, kanë arritur të vjedhin një të tillë dhe kanë rrealizuar këtë video që ndoshta mund të jetë një video reale dhe me të vërtetë iPhone 5 ose ndoshta vetëm iPhone.

Por ajo që na bën të dyshojmë është fakti që shkrimet mbrapa mbulesës janë të mbuluar dhe nuk kuptohet pse. Tjetër gjë që nuk bind tek kjo video është adaptimi i butonit ON/OFF i cili nuk duket shumë kompakt me kasën, gjë që tek iPhone 4S nuk vihet re. Gjithashtu një vrimë e katër shfaqet në pjesën e sipërme, e cila nuk duhet të ishte sipas koncepteve të para deri tani.

Na vjen të mendojmë që në qoftë se ky do të ishte iPhone i ardhshëm i kompanisë Apple, atëherë është hera e parë që një produkt Apple publikohet para prezantimit zyrëtarë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim datë 12 të këtij muaji për të konfirmuar këtë lajm.







No comments:

Post a Comment