September 19, 2012

Benchmark: iPhone 5 bëhet smartphone më potent në qarkullim, më i shpejtë se Samsung Galaxy S3!







Siç kemi shkruar edhe në artikullin e djeshëm, proçesori i iPhone 5, A6 është realizuar krejtësisht nga Apple për të shfrytëzuar më së miri performancat dhe konsumin e energjisë, por nuk përfundon këtu. Sipas benchmark të publikuar nga John Poole i PrimateLabs duke përdorur Geekbench është e mundur të shohim se si iPhone 5 ka arritur të ketë numrin më të madh të pikëve!

Ky benchmark konfirmon gjithashtu edhe karakteristikat teknike të proçesorit A6, të përbërë nga një Dual-Core 1.02GHz ARMv7 dhe 1Gb Ram. Por le të shohim ndonjë krahasim të bërë me modelet më të vjetër iOS dhe ato Android.



iPhone 5 në testin me programin Geekbench 2.0, program i përdorur për të marrë disa pikë në bazë të potencialit hardware, ka marrë 1601 pikë, një rezultat mjaft i lartë në krahasim me modelet e mëparshëm, mjafton të mednojmë që iPhone 4S arriti 629, më pak se një të tretën e iPhone 5. Më poshtë ju tregojmë edhe një grafik me të gjitha pikët e pajisjeve Apple, me përjashtim të iPhone 5

Por le të flasim edhe për konkurencën, një krahasim që nuk mund të mungonte. Duke analizuar disa pajisje më të mira Android dhe ato më të rejat, shohim se asnjë prej tyre nuk arrin të kalojë pikët e arritura nga iPhone 5 që mund të konsiderohet kështu si smartphone më potent në qarkullim.

Samsung Galaxy S3 që arrin numrin më të madh të pikëve 1560, nuk e kalon atë të iPhone 5. Ju kujtojmë që Galaxy S3 ka një proçesor Quad-Core Exynos 1,4Ghz që të paktën në teori duhet të arrinte shumë më shumë pikë se iPhone 5. Kjo na bën të kuptojmë se Apple ka krijuar një proçesor për të shfrytëzuar në maksimum potencialet e pajisjes së saj, dhe me sa duket ja ka arritur qëllimit.

Normalisht përpara se të japim një vendim përfundimtar, duhet të bëhen edhe disa teste për të parë nëse këto ndyshime do të ndihen realisht në nivelin e potencës dhe kohëzgjatjes së baterisë. Rezultate që sinqerisht do të bëjnë të diskutohet shumë, ju çfarë mendoni? A do të arrijë Samsung të fsheh potencialet e iPhone 5 me publicitetet e tij anti Apple? /Kamera OnAir

No comments:

Post a Comment