September 11, 2012

Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Xhemajli me tifozat kuqezi (FOTO)













Përballja e sotme në mbrëmje ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin “Brazili 2014” ka zgjuar reagime dhe shqetësime të ndryshme në mesin e adhuruesve shqiptarë.
Akuza dhe kundër-akuza janë ngritur, sidomos ditëve të fundit, për faktin se në përfaqësuesen zvicerane luajnë pesë shqiptarë.
Opinioni është i ndarë rreth idesë “Pse pesëshja kryesore Zvicrës” nuk është pjesë e Kombëtares “kuqezi”!
Disa nga këto dilema tashmë kanë marrë përgjigje, mirëpo zemërim te shqiptarët e Kosovës ka zgjuar sidomos deklarata fyese e presidentit të FSHF-së në drejtim te Granit Xhakës.
Se ata ndjehen shqiptarë, bile më shumë se ata që nguten e deklarojnë gjëra të paqena nga emocionet e një fitoreje, tregojnë edhe këto fotografi te Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit me tifozët kuqezi.
“Blick”-u zviceran ka publikuar disa fotografi ku shihen tifozë të mbështjellë me flamur shqiptarë 



No comments:

Post a Comment