September 18, 2012

iPhone 5: Cila është situara e Nano Sim në Shqipëri?





Ashtu siç ndodhi me iPhone 4 në 2010, edhe iPhone 5 do të sjellë një standart të ri për kartat SIM. Kësaj rradhe kemi të bëjmë me Nano-SIM, karta akoma më të vogla dhe më të holla që lënë më shumë hapësirë brenda iPhone, duke bërë të mundur që ai të jetë akoma më i hollë se pajisjet e mëparshme. Por cila do të jetë situata në Shqipëri?

iPhone 5 do të jetë i pari smartphone që do të përdorë këto karta të vogla SIM, dhe kjo i vështirëson pak gjërat për vendin tonë. Disa burime tonat pranë Plus, na kanë bërë të ditura se kjo kompani ka porositur kartat Nano SIM, dhe pritet që ato të mbërrijnë edhe në Shqipëri brenda vitit 2012. E njëjta gjë konfirmohet edhe për kompanitë e tjera AMC, Eagle dhe Vodafone. 
Ndryshe nga rrjeti 4G, që është një shpenzim i madh për kompanitë shqiptare, kartat nano SIM kanë kosto shumë më të vogël dhe janë një detyrim i operatorëve të telefonisë ndaj klientëve të tyre. Mund të kemi edhe një formë gare mes operatorësh, se kush arrinë ti sigurojë ato i pari, duke qenë se mungesa e këtyre kartave mund të jetë edhe shkaku kryesor që një përdorues shqiptar me iPhone 5 të ndërrojë operator telefonik. 
Në internet gjatë këtyre ditëve, qarkullojnë edhe shumë video ku shfaqen guida se si të trasformojmë një kartë micro sim në nano sim. Rezultatet duken të mira, megjithatë duhet të presim daljen në treg të iPhone 5 për të pasur një ide të qartë rreth kësaj situate./Kamera OnAir

No comments:

Post a Comment