September 12, 2012

iPhone 5 mund ta blini me 21 Shtator 2012 ( Photo - Video )



Më në fund vjen edhe iPhone 5. Thashethemet qe jane shkruajtur perpara ne Kamera OnAir janë konfirmuar . Me një ekran fantastik 4 polësh, aspect ratio 16:9, pjesën e pasme prej alumini, fotokamera 8MP dhe më i hollë se çdo smartphone tjetër në treg. Le ti shikojmë sëbashku detajet e produktit më të ri Apple.

iPhone 5 është 18% më i hollë dhe 20% më i lehtë se iPhone 4S, me vetëm 7.6mm gjerësi dhe peshon 112 gram. Ekrani ka një resolucion 1136×640 pixel, kualitet retina (326 PPI). Falë këtij ekrani më të gjatë, është shktuar edhe një rresht i pestë ikonash në home screen. Gjithashtu për aplikacionet që nuk janë përditësuar akoma me ekranin e ri, nuk do të ketë probleme, do të shfaqen në qendër të ekranit.

iPhone do të suportojë edhe teknologjinë LTE, falë antenës së tij në gjëndje të përdorë UMTS, HSDPA ose LTE në bazë të vendit dhe operatorit. Monton edhe një teknologji të re wireless super të shpejtë. WiFi më potent garanton 2,5 GHz dhe 5GHz në 802.11n. Do të ketë vetëm një chip për zërin dhe të dhënat, dhe një për frekuencën radio. Një antenë të veteme dinamike.

Do të montojë një chip A6, dy herë më të shpejtë se A5, me një dyfishim në terma grafik dhe në performancë. Dhe është 22% më i vogël. Kualiteti i lojërave është i barabartë me atë të një kompjuteri Play Station apo Xbox, me të vërtetë i habitshëm. Hijet dhe reflekset janë mjaft më të mira në krahasim me të mëparshmin.


 Bateria është përmirësuar, pavarësisht se iPhone i ri duhet të suportojë më shumë sforco, sidomos nga ana grafike:
  • 8 orë thirrje në 3G
  • 8 orë inavigim 3G
  • 8 orë navigim LTE
  • 10 orë navigim WiFi
  • 10 orë shikim videosh
  • 40 orë po të dëgjoni muzikë musica
  • 225 orë në standby
Fotokamera e pasme ngelet 8 megapixel (rezolucion 1080p HD), por me përmirësime të dukshme, sidomos për sa i përket bashkimit të lenteve. Mënyra e re Dinamy Low Light regjistron ndryshimet e dritës dhe na bën të mundur të kemi foto më të mira. Fotokamera është 25% më e vogël dhe 40% më e shpejtë në shkrepjen e fotove.
Fotot bëhen në 3264 x 2448pixel, dhe falë funksionit të ri Panorama mund të bëhen edhe foto panoramike deri në 28 megapixel. Është prezent edhe njohja e fytyrës dhe që sot mund të bëhen foto me iPhone edhe ndërsa po bëni një video. Fotokamera e përparme është përmirësuar me mundësinë për të bërë video thirrje në HD 720p.
Tani do të ketë 3 mikrofonë, një në pjesën e përparme, një në pjesën e pasme dhe një anash poshtë. Artoparlantët janë 20% më të hollë dhe falë Wideband do të ketë një kapacitet më të madh në eliminimin e zhurmave dhe interferencave.Kablli dock është 80% më i vogël. Në kuti do të ketë edhe një përshtatës për ta përdorur edhe me aksesorët e vjetër.  iPhone 5 do të dalë në treg me 21 Shtator, ndërsa në Shqipëri akoma nuk kemi një datë të saktë. Çmimet në SHBA do të jenë 199$ për modelin 16GB, 299$ për 32GB dhe 399% për 64GB. Së shpejti do të publikojmë edhe çmimet për Shqipërinë dhe Europën.

Video kliko ketu .
Video e meparshme ketu.






No comments:

Post a Comment