September 12, 2012

Hitzfeld: Bravo tifozerisë shqiptare



Kamera OnAir – Trajneri i skuadres helvete Ottmar Hitzfled për mediat zvicerane ka përgëzuar tifozerinë shqiptare. ” Shqiptarët njerëz të mrekullueshëm, kur dëgjova se në Lucern ndodhen rreth 12.000 shqiptarë nuk ju besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit mbeta pa fjalë. Besojeni që 12.000 tifozë nuk udhtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin.
Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, përfundimisht ndër tifozeritë më të zjarrta që kam parë.
Shaqiri shënoi kundë kombit të tij, megjithëse tek goli ai e gjujti shumë keq, fati jonë që portieri nuk e arriti. Ai u ndje keq pas golit, dhe unë do ti qëndroj afër !
Xhaka përsëri në fund, nuk e di a e bëri vet apo e kishte nga emocionet. 12 mijë tifozë janë shumë për një 20 vjeçar gjithsesi ata po luanin kundër kombit të tyre dhe ne fituam.
Shqipëria ka shance reale të kaloj grupet, nuk e di pse nuk investohet në atë vend. Pas kësaj ndeshje kam dëshirë ta vizitoj në të ardhmen.

No comments:

Post a Comment