September 12, 2012

Studimi Amerikan - Sa më shumë seks, aq më i bukur bëhesh





Dikur thoshim “Sjellja e zbukuron njeriun”. Por duket se në kohët moderne, vendin e kësaj fjale e ka zënë një tjetër që fillon me shkronjën “S”... Seksi. Këtë e tregon një studim i fundit amerikan, sipas të cilit, sa më shumë seks të bëjë një person, aq më shumë zbukurohet. Dhe një fakt të tillë e lidhin pikërisht me çlirimin e hormonit të kënaqësisë dhe mirëqënies, gjatë kryerjes së akteve seksuale. Në këtë këndvështrim, seksi duket një mënyrë mëse e dobishme jo vetëm për të mbajtur trupin në formë, pra të shihet si një sport, por edhe për të qenë të bukur. Do t’ju pëlqeni për t’i dhënë vetes një trajtim bukurie super pa paguar asnjë lek? Thjesht: Bëni më shumë seks! Madje, ai duket se është një mënyrë mjaft efiçente edhe për të luftuar rrudhat që shfaqen tek femrat. Pikërisht për këtë, duket se nuk ka asgjë më të mirë se sa një veprimtari e shëndetshme seksuale. E kjo pasi duke stimuluar oxytocinën dhe beta - endorfinën, kufizohet veprimi i hormoneve të stresit dhe, prandaj, lëkura jonë mbetet e re dhe e bukur. Gjithashtu, seksi na mbron edhe kundër efekteve të dëmshme të pirjes së duhanit dhe diellit.

No comments:

Post a Comment