September 8, 2012

iPhone 5 do te kushtojë sa iPhone 4S





Një nga website-et më të famshme në Amerikë që flasin për produktet Apple, 9to5mac, në përmjet emrit në kod të iPhone 5 ka arritur të zbulojë se cilat do të jenë çmimet e iPhone 5. Emri në kod i iPhone 5, siç ju kemi thënë disa artikuj më përpara, është N42A dhe nga kjo është arritur të gjehet çmimi i iPhone-it të ardhshëm.

Sipas këtij website-i iPhone 5 ose iPhone i ri do të ketë të njëjtin çmim të iPhone 4S, kështu që iPhone 5 16GB do të kushtojë rreth 659€ ndërsa për të arritur tek versioni me 64GB do t'ju duhet të shpenzoni 899€. Janë konfirmuar dhe ngjyrat e iPhone të cilat do të jenë ato klasike, në ngjyrë të bardhë ose të zezë. Porositë do të fillojmë menjëherë pas prezantimit por ky produkt nuk do të jetë i disponueshëm direkt në shumë vënde dhe do t'ju duhet të prisni disa ditë.

Pra le të presim eventin e datës 12 ku iPhoneAlbania do të mundohet t'ju sjellë në kohë reale pamje nga ky event. Na ndiqni në artikujt e mëtejshëm.

No comments:

Post a Comment