September 11, 2012

Prezantimi i iPhone 5: LIVE BLOG në iPhoneAlbania me 12 Shtator nga ora 18:00. Na ndiqni...




Po afron eventi Apple për prezantimin e iPhone 5, edhe kësaj rradhe iPhoneAlbania do ju japë mundësinë ta ndiqni atë në kohë reale falë takimit tonë në Live Blog. Si gjithmonë do ju ofrojmë imazhe, artikuj, informacione dhe çdo gjë interesante që do të prezantohet. Duke filluar nga ora 18:00,  do të jemi Live me ju! Pritet me të vërtetë shumë nga ky event, që do të jetë një nga më të pasurit e kohëve të fundit. Pritet prezantimi i iPhone 5, lëshimi i iOS 6 dhe ndoshta edhe një iPad Mini. 

Në orën 18:00 do të nisim përgatitjen e eventit, duke testuar platformën tonë të Live Blog, në vazhdim do të sjellim fotot nga ambientet jashtme dhe kuriozitetet e ndryshme. Në orën 19:00 fillon eventi i Apple. Më pas në përfundim do të keni mundësinë të lexoni artikujt më të detajuar me të gjitha të rejat e prezantuara, direkt në blogun tonë, dhe të komentoni produktet e shërbimet e reja të Apple.

Ju kujtojmë edhe një herë tjetër, që takimi do të jetë të mërkurën 12 Shtator ora 18:00, në iPhoneAlbania, direkt nga kjo adrese: live.iphonealbania.net. Mos mungoni!

No comments:

Post a Comment