September 8, 2012

Tronditet Anglia, 18 vjeçari i Stoke City dënohet me burgim të përjetshëm







Anglia dhe futbolli janë nën shok. Lajmi tronditës vjen nga Stoke City, ku lojtari 18-vjeçar i skuadrës së të rinjve, Andrew Hall është dënuar me burgim të përjetshëm transmeton supersport.

Talenti i mesfushës që projektohej për skuadrën e parë, u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës 15-vjeçare, Megan Leigh Peat për motive xhelozie. Ngjarja ndodhi gjatë një feste në Bedforshire.

Vendimin për burgim të përjetshëm e mori gjykatësi Richard Foster, i cili la të hapur mundësinë e rigjykimit të lojtarit pas 10 vjetësh.

No comments:

Post a Comment