Showing posts with label Kruje Albania. Show all posts
Showing posts with label Kruje Albania. Show all posts

September 6, 2012

Apple, kompania më e vlefshme e historisë




Apple, kompania me të ardhurat dhe fitimet më të larta në botë, është tashmë edhe kompania më e vlefshme në të gjithë historinë e njerëzimit, me një vlerë të përafërt prej 623 miliardë dollarësh në treg. Tashmë, kompania në të cilën Steve Jobs ishte bashkëthemelues, ka thyer rekordin e vendosur në vitin 1999 nga “Microsoft”, i cili në atë vit arriti vlerën e tij më të madhe të tregut, me 620,58 miliardë dollarë.

Lajmi për këtë arritje të “Apple” vjen në prag të lëshimit të të shumëpriturit “iPhone 5” dhe mbase një “iPad” më të lirë, produktet që pritet të rrisin edhe më tej vlerën dhe fitimet e kompanisë.

Konfirmimi si kompania më e suksesshme në të gjithë historinë e njerëzimit pati një impakt të menjëhershëm në bursa, me vlerën e një aksioni të “Apple” që arriti në 664,7 dollarë në bursën e Nju Jorkut në mesditë, ose 15% (2,3%) më shumë se kuotimi me të cilin u mbyll java e shkuar.

Aktualisht, “Apple” është duke planifikuar edhe diversifikimin e produkteve të tij, duke u përfshirë në tregun e aksioneve.

iPhone 5 po vjen! Apple dërgon ftesat zyrtare për keynote që do të mbahet me 12 Shtator



iphone 5


Lajmi është zyrtarë: keynote i Apple do të mbahet me 12 Shtator të këtij viti pranë Yerba Buena Center në orën 10:00 AM (ora lokale). Një mesazh i qartë që e konfirmon këtë event, vjen edhe nga imazhi që shfaqet në ftesën që Apple i ka dërguar zhvilluesve një minut më parë: iPhone 5 po vjen!

Historia përsëritet: në distancën e një jave nga data e hipotizuar nga pothuajse çdo burim që operon në kampin e teknologjisë, Apple i ka dërguar ftesat zhvilluesve për keynote që do të mbahet në shtator pranë Yerba Buena Center në orën 10:00! Në imazhin e dërguar në ftesën e Apple, lihet shumë pak vend për imagjinatë: “It’s almost here”, “Është gati këtu”.

Një numër i madh 12 (Shtator) ka zënë mesin e fotos me një ndriçim të fortë nga pas, dhe hija në pjesën frontale është disi e veçantë: një numër 5. Është pothuajse e sigurtë që në këtë takim do të prezantohet pajisja që po flitet prej muajsh. Do të quhet "iPhone 5" dhe jo "new iPhone".