Showing posts with label Rita Ora 8 september 2012 Prishtine Kosovo Albania. Show all posts
Showing posts with label Rita Ora 8 september 2012 Prishtine Kosovo Albania. Show all posts

September 8, 2012

Rita Ora mberrin ne Kosove




Rita Ora në momentin e arritjes në aeroport e rrethuar nga gazetarët dhe fansat e shumtë...


Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka arritur në Kosovë dhe aktualisht gjendet në hotelin e saj, para fillimit të xhirimeve të videoklipit të ri.
Bukuroshja shqiptare arriti në mesditë në aeroportin e Prishtinës ku është pritur nga shumë fansa dhe gazetarë me shpresën se mund të marrin ndonjë nënshkrim apo intervistë nga ylli që po thyen rekordet nëpër top listat botërore.
Ajo nga aeroporti ka shkuar drejt e në hotelin e saj, ku ka porositur ushqimin e saj të preferuar, specialitetin kosovar, mantia


.


Rita Ora do të qëndrojë gjatë këtyre ditëve në Kosovë, ku do ta xhirojë videoklipin e këngës “Radioactive”, pjesë e albumit të saj të ri “ORA”.
Sipas disa burimeve Rita do të performojë në koncertin e organizuar nga Qeveria e Kosovës me rastin e largimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, ndërsa ka gjasa që ajo të performojë sonte apo të mërkurën në Zone Club në Prishtinë.

September 6, 2012

RITA ORA me 08. shtator 2012 ne Prishtine, ne xhirimin e klipit te saj te ri !




Rita Ora do të vijë në Prishtinë më 8 shtator. Shkak i vizitës së saj është xhirimi i videoklipit më të ri. Ajo e ka konfirmuar KTV-së se dy ditë do të marrin kohë xhirimet për spotin e singëllit të ri, përmes të cilit do arrijë t’i shfaqë botës imazhet e vendit të saj. Albumi i Ritës tashmë është në shitje dhe mund të blihet në iTunes. Derisa së fundi ajo është bërë pjesë e një sondazhi nëse imazhi i saj do të duhej të shfaqet në revistën Rolling Stone në Amerikë.
Shqiptarët mund ta mbështesin yllin e tyre duke e votuar dhe kështu të veshin kopertinën e revistës prestigjioze me imazhin e Ritës. Po ashtu, këngëtarja do të bashkohet me shqiptarët në festën e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit, mirëpo ajo nuk do të jetë në Kosovë. Rita gjithsesi do të jetë diku në hapësirat shqiptare, mirëpo ende nuk është bërë i ditur qyteti ku ajo do festojë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.